Rudina Aliu pret rezultat në ballkaniken e Shkupit  
December 13, 2019
0 comments
Share

Rudina Aliu pret rezultat në ballkaniken e Shkupit  

Nesër dhe pasnesër në Shkup do të zhvillohet kampionati i shteteve ballkanike për kadetë, junior dhe U-21, si dhe “Trofeu Maqedoni”  ku do të marrin pjesë karateistë që kanë arritur rezultate pozitive në kampionatin e Maqedonisë.

Pjesë e kësaj gare do jetë edhe Rudina Aliu anëtare e KK Kushtrimi nga Shkupi e cila pret paraqitje të mirë. “Jam maksimalisht e përgatitur për këtë garë dhe do të jap maksimumin që të arrij në piedestalin më të lartë”, tha Aliu. Ndryshe, ky aktivitet do të zhvillohet në palestrën Boris Trajkovski në Shkup, tek palestra e vogël.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *