Rudina Aliu në Kampionatin Evropian në Qipro
Rudina Aliu, si kampione shteti në kategorinë U21, -55 kg, do të përfaqësojë Maqedoninë e veriut në Kampionatin Evropian në Larnaka-Qipro, që do të mbahet nga data 3 deri më 5 shkurt 2023. Aliu u shpreh se është maksimalisht e përgatitur për këtë kampionat dhe shpreson se me pak fat do të arrij deri tek medalja.
“Kampionati evropian për mua është një garë mjaft e rëndësishme prandaj përgatitjet për këtë garë i kam nisur 4 muaj më parë së bashku me trajnerët e mi. Falënderoi trajnerët, prindërit dhe gjithë ata që më mbështesin në synimet e mia dhe shpresoj të kthehem me medalje”, deklaroi Rudina.