
Rrikthet në ring bombarderi shqiptar
Kampioni i Evropës në WAKO, Muhamet Deskaj, pas 8 muajve larg nga ringu i është kthyer sportit aktiv. Ai u desh të largohet për disa kohë nga sporti, pa dëshirën e tij, pasi pësoi një lëndim të rëndë. Deskaj zbulon madje se rikthimin e tij do ta bëj më 09.02.2020 në Karlovac të Kroacisë ku do ndeshet në WAKO Europian Kup.
“Kthehem pas 8 muajve pauzë nga lëndimi i rënd që pata. Të them drejtën nuk kam besuar që do rikthehem në ring mirëpo dëshira e madhe dhe besimi ka bërë që un të shërohem. Gjatë periudhës së shërimit ka pasur edhe gjëra të mira në jetën time, ku u fejova me vajzën më të mirë në botë Sela. Rikthimi im do jetë në Karlovac në evropian kup. Konkurrenca do jetë maksimalisht e fuqishme mirëpo si gjithnjë unë pres fitore, pasi po ndihem në formë të mirë dhe besoj në kualitet e mija”, tha Deskaj për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.