Rrezikon shikimin pas duelit
Pak orë pas duelit, boksieri është shfaqur në publik me syrin e majtë të fashuar dhe mësohet si ka pësuar një dëmtim në retinën e syrit. Mësohet gjithashtu se Pacquiao nuk ka kryer asnjë ndërhyrje kirurgjikale në sy apo zonën përreth, por do të shkojë në vendlindje për një ekzaminim tjetër. Ndaj, ende nuk dihet shkalla e dëmtimit dhe nëse ai është i rëndë aq sa të kërcënojë karrierën e boksierit.
Fakti që Pacquiao, pas duelit, ftoi për revansh mikun e tij Floyd Mayweather, tregon se dëmtimi ndoshta nuk është i rëndë. Gjithsesi, fotot e publikuara pak orë pas duelit, me filipinasin që kishte syrin e fashuar tregojnë se gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duket. Sipas “Yahoo Sports”, boksieri ka dhimbje dhe humbje të pjesshme të shikimit në syrin e majtë, diagnozë që ende nuk është konfirmuar.