Rrëfehet Mayweather, ja shuma e çmendur që kërkon për të dueluar në kafaz
February 12, 2019
0 comments
Share

Rrëfehet Mayweather, ja shuma e çmendur që kërkon për të dueluar në kafaz

Ish-boksieri amerikan Floyd Mayweather vijon të flirtojë me UFC-në në lidhje me një duel që ai mund të zhvillojë në kafaz në të ardhmen. Nga ana tjetër, edhe Dana White, presidenti i UFC-së, vijon të punojë nën rrogoz për të bindur boksierin e pamposhtur (50 fitore e asnjë humbje) që të bëjë hapin e madh dhe të debutojë në artet marciale mikse.

Madje nuk bëhet fjalë vetëm për një duel, por për disa të tilla. Në fakt, kjo ide është hedhur disa muaj më parë. Asokohe u përfol se Mayweather do të përfitonte gati 500 milionë dollarë për 2-3 duele në kafaz, ku përfshihej edhe revanshi me ikonën e këtij sporti, Conor McGregor (dy sportistët kanë dueluar në boks në gusht të 2017-ës).

 

Në një intervistë të dhënë së fundi, Mayweather tha: “Mund të arrij një marrëveshje me UFC-në në këto momente. Unë dua një shumë të lartë, gati 1 miliardë dollarë. Jam i sinqertë në këtë që kërkoj dhe them. Jeta ime është e shkëlqyer, gjithnjë kam bërë investime të menduara mirë. Nuk bëhet fjalë vetëm për parà, pasi kam mjaftueshëm për të bërë një jetë të bukur dhe pa telashe. Mund të blej gjithçka që dëshiroj”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *