Rrëfehet dëshmitari okular: Ndërhyra, sepse donin ta vrisnin McGregor…
October 18, 2018
0 comments
Share

Rrëfehet dëshmitari okular: Ndërhyra, sepse donin ta vrisnin McGregor…

David Martin ishte tifozi, i cili u hodh në ring për të “shpëtuar jetën” e Conor McGregor, kur ai u sulmua nga Khabib Nurmagomedov dhe tifozët e tij, për shkak se ishin ndier të fyer nga fjalët anti-myslimane të irlandezit.

Martin, një irlandez i pastër, thotë se vendosi të veprojë nga patriotizmi. “Mendova se Rusia po sulmonte Irlandën. Ky djalosh (Conor McGregor) u mund dhe ishte i rraskapitur pas luftës në ring, ndërsa një grup i tifozëve rusë kërceu për ta sulmuar. Atëherë vendosa të ndërhyj. Mendova se vendi im më thërriti… dhe kërceva në ring, – ka thënë David Martin në një intervistë të gjatë për “For The Win”.

– Jam i zhgënjyer që nuk isha në gjendje të arrija më parë për ta ndihmuar McGregor. Në fakt, në qoftë se një djalosh aty, që Conor e mënjanoi me një grusht në qafë, do ta godiste me atë vrull në kokë, situata mund të kishte pasur një rezultat fatal. Unë mendova se mund ta vrisnin Conor McGregor… Dhe ata djemtë ishin duke shkuar për të vrarë atë, ndaj nuk mund të qëndroja pasiv, i shkova në ndihmë patriotit tim”.

Zubaira Tukhugov, një mik i luftëtarit të UFC-së, Nurmagomedov, ishte autori i grushtit të madh, që sipas David Martin mund ta kishte përfunduar jetën e Conor McGregor. “E godita, siç kisha premtuar, për gjithçka që tha para ndeshjes në ring”, – rrëfeu Tukhugov.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *