Rousey: Më pëlqen WWE-ja, por ende nuk jam tërhequr nga UFC
March 14, 2018
0 comments
Share

Rousey: Më pëlqen WWE-ja, por ende nuk jam tërhequr nga UFC

Ronda Rousey, një nga ikonat e arteve marciale mikse (MMA), një legjendë e këtij sporti, do të bëjë debutimin e saj në një tjetër sport, atë të “world wrestling entertainment” (WWE). E ftuar në një emission televiziv, ish-kampionia e botës në UFC, u shpreh se përse vendosi të ndryshojë sport.

Mund të them se aktualisht jam më shumë e tërhequr nga WWE-ja dhe për momentin jam e lumtur që po dueloj aty, pasi më pëlqen ta bëj këtë gjë. Kështu më ndodhi edhe disa vite më parë kur kalova nga sporti i xhudos në atë të UFC-së”, u shpreh Ronda Rousey.

Ronda Rousey më 8 prill debuton në sportin e WWE

E pyetur nëse një ditë do të rikthehet në sportin që e bëri të famshëm, Rousey tha: “Pse jo. Unë nuk i kam thënë lamumirë UFC-së, ashtu sikurse nuk i kam thënë lamtumirë as sportit të xhudos, ndaj mund të vendos të zhvilloj sërish sfida në kafaz”.

Kampionia amerikane e sporteve luftarake shtoi se mezi po pret të debutojë në eventin e radhës së “wrestlemania”, më 8 prill, në sportin e WWE-së. “Jam e emocionuar, mezi po e pres atë sfidë. Jam edhe pak nervoze, por jo ashtu siç ndodh para një duel olimpik apo në kafaz. Por të shohim se si do të shkojnë gjërat, pasi këtë herë luaj në një ekip, kjo është hera e parë që provoj një ndjesi të tillë, ndaj mezi e pres këtë event”, tha Rousey.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *