Rousey: Më kanë vjedhur dhe kanë fjetur mbi shtratin tim
July 7, 2017
0 comments
Share

Rousey: Më kanë vjedhur dhe kanë fjetur mbi shtratin tim

Ronda Rousey, ikona e arteve marciale mikse, në një intervistë televizive lëshuar sot, e para që pas humbjes së saj më 30 dhjetor ndaj Amanda Nunes (UFC-207), ka pranuar se është vjedhur në shtëpinë e saj, gjatë kohës që i fejuari i saj Travis Browne i ka propozuar për martesë. Ndonëse ajo periudhë supozohej të ishte ndër më të lumturat për Rousey, nuk ka ndodhur kështu, sidomos pasi ajo është rikthyer në shtëpi, nga udhëtimi në Zelandën e Re. Ikona e UFC-së ka rrëfyer se ka patur një vjedhje të madhe në shtëpinë e saj dhe se shumica e sendeve të saj personale ishin zhdukur. Ishte një rrëmujë.

Ronda Rousey, ikona e arteve marciale mikse,

Jo vetëm kaq, por hajduti, madje hajdutët, kanë fjetur në shtratin e saj, ndërkohë që ajo ndodhej me pushime. “Kur kaluam në shtëpi kuptuam se ishim vjedhur. Dikush kishte qenë në shtëpinë time dhe kishte ndejtur aty për gati tri ditë. Kishin vjedhur të gjitha trofetë e mi, përfshi edhe ata olimpikë. Kishin marrë armët e mia, të gjitha bizhuteritë, çdo celular që kisha në shtëpi, kartat e kreditit. Gjithçka”, ka deklaruar Ronda Rousey, që tha se të dyshuarit ishin disa hajdutë të vegjël, adoleshentë të lagjes. Pas një ballafaqimi me policinë, që panë kamerat e sigurisë dhe ndërhyrjes të fejuarit të saj, gjithçka u rikuperua shpejt, pasi hajdutët u kapën.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *