Rousey firmos të dielën kontratën me WWE
February 20, 2018
0 comments
Share

Rousey firmos të dielën kontratën me WWE

Ditën e diel, ish-ikona e arteve marciale mikse Ronda Rousey do të nënshkruajë kontratën e re me World Wrestling Entertainment (WWE). Gjithçka do të bëhet gjatë një ceremonie zyrtare në eventin e “WWE Elimination Chamber”. Lajmin e kanë konfirmuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale vetë drejtuesit e WWE-së, që kanë ftuar fansat të jenë të pranishëm në këtë event që do të zhvillohet në Las Vegas, më 25 shkurt.

Ky lajm i transferimit të Rousey në disiplinën e re sportive nuk ishte një surprizë, pasi kishte kohë që përflitej për këtë lëvizje të ikonës së UFC-së. Ish-kampionia e botës nuk duelon në kafaz që prej 30 dhjetorit 2016, ndërkohë që tashmë pritet të nisë një aventurë të re, në një tjetër sport luftarak si WWE-ja.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *