Rousey debuton në WWE: Kjo do të jetë shtëpia ime e re
January 29, 2018
0 comments
Share

Rousey debuton në WWE: Kjo do të jetë shtëpia ime e re

Ronda Rousey ka zyrtarizuar sot divorcin nga sporti i arteve marciale mikse (UFC), për të kaluar në atë të “world wrestling entertainment” (WWE). Kampionia amerikane ka qenë e pranishme në eventin e “Royal Rumble” të zhvilluar në Philadelphia, ku ka konfirmuar se tashmë synon të jetë protagoniste në këtë disiplinë të re. Pritet që së shpejti ikona e UFC-së të debutojë dhe të fitojë famë edhe në WWE.

Edhe vetë Rousey e ka konfirmuar kalimin e sj, duke u shprehur: “Kjo do të jetë tani jeta ime e re për vitet në vijim. Unë nuk jam ngjitur sot këtu për publicitet. Unë nuk vij këtu për parà, por për t’u argëtuar. I kam thënë “Triple H”, kur jemi takuar, se dua të argëtohem sa më shumë të jetë e mundur”, tha Rousey, që ka postuar edhe një foto në faqen e saj zyrtare “Instagram” nga eventi i Royal Rumble”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *