Rousey debuton më 8 prill në WWE, duelon në “wrestle mania”
March 1, 2018
0 comments
Share

Rousey debuton më 8 prill në WWE, duelon në “wrestle mania”

Më 8 prill të gjithë fansat e Ronda Rousey dhe të “world wrestling entertainment” (WWE) do të kenë mundësi të shohin për herë të parë në aksion ish-ikonën e arteve marciale mikse. Ish-kampionia e botës në UFC do të debutojë në një event të “wrestle mania”, që zhvillohet më 8 prill në New Orleans. Dhe në ring Rousey nuk do të jetë vetëm, por do të duelojë në një sfidë dyshe. Rousey do të ketë në krah Kurt Angle dhe së bashku do të përballen me çiftin “Triple H” dhe bashkëshorten e tij Stephanie McMahon.

Ja cfare ndodhi kur Ronda Rousey firmosi kontraten me WWE

Ditën e diel, Rousey nënshkroi kontratën me WWE-në gjatë një eventi në Los Anxhelos, ku ishte protagonist e një kapje fantastike në ring, duke hedhur mbi një tavolinë pikërisht “Triple H” dhe më pas bashkëshortja e tij McMahon e goditi me shpullë. E gjitha kjo skenë duket se ka qenë pjesë e këtij eventi të madh që do të shohë debutimin e rousey në një sport të ri. Partneri i saj, Kurt Angle është një ish-kampion olimpik në Lojërat e vitit 1996 në Atlanta në sportin e mundjes.

“Triple H” dhe bashkëshortja e tij Stephanie McMahon

Duket se ideja e drejtuesve të WWE-së është të formojnë një ekip olimpik në këtë sport, duke qenë se edhe Rousey është fituese e medaljes së bronzit në Lojërat Olimpike të vititm 2008, në Pekin. Ndërsa dyshja”Triple H” dhe Stephanie McMahon është mjaft e njohur në këtë sport, pasi gjithnjë duelojnë së bashku në evente të tilla. Kjo do të bëjë që spektakli në këtë event të “wrestle mania” la për të qenë i garantuar, duke qenë se një ikonë si Rousey do të bëjë debutimin e saj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *