Ronda Rousey, në nëntor debutimi në WWE ndaj Charlotte Flair
Ronda Rousey mund të debutojë në World Wrestling Entertainment (WWE) në nëntor të këtij viti, duke hequr dorë përfundimisht nga UFC-ja. Fjalët për kalimin e ikonës së arteve marciale mikse nga kafazi në ring kanë kohë që qarkullojnë, por orët e fundit, mediat amerikane bëjnë me dije se Rousey mund të duelojë ndaj Charlotte Flair në nëntor. Një përballje që do të jetë pjesë e WrestleMania.
Kohët e fundit, Rousey është parë shpesh duke u trajnuar në një qendër të WWE-së në Florida, ndërkohë që edhe më parë ka qenë pjesë e WrestleMania. Por pasi humbi titullin dhe famën e dikurshme, ikona e arteve marciale mikse është gati të ndërtojë një karrierë të re në World Wrestling Entertainment. Gjithsesi, kjo gjë ende nuk është zyrtarizar edhe pse drejtuesit e WWE-së prej kohësh i kanë bërë ofertë Rousey.