Romero çmend fansat para duelit me Whittaker
July 7, 2017
0 comments
Share

Romero çmend fansat para duelit me Whittaker

40-vjeçari amerikan i arteve marciale mikse Yoel Romero, në prag të duelit me Robert Whittaker, i vlefshëm për UFC-213, ka treguar se pavarësisht moshës ka një formë fizike për t’u patur zili. I njohur me nofkën “Ushtari i Zotit”, Romero ka bërë disa veprime akrobatike fantastike sot në Las Vegas, gjatë konferencës për shtyp. Një trup plot muskuj, plot elegancë, në formë të shkëlqyer në prag të kësaj sfide të vështirë ndaj rivalit australian. Romero doli para gazetarëve vetëm me mbathje dhe nisi të kryente ushtrime fizike për t’u patur zili, së bashku me trajnerin e tij.

Dueli mes Romero (12 fitore e 1 humbje në UFC) dhe Whittaker (18 fitore e 4 humbje në UFC) është sfida e dytë me rëndësishme e mbrëmjes së UFC-213, që ka si përballje kryesore duelin për titullin kampion bote mes Amanda Nunes dhe Valentina Shevchenko. Amerikano Romero ka fituar 8 sfidat e fundit, 6 prej të cilave me KO teknik, por u bë i famshëm pas duelit të fundit, duke mundur Jacare Souza. Amerikani synon që pasi të ketë fituar duelin me Whittaker të përballet për titullin kampion të peshës së mesme me kampionin aktual, Michael Bisping.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *