Romela Begaj ‘shpërthen’ në lot: Më vranë për së gjalli, kam lindur në një vend që nuk ka shtet! (VIDEO)
March 2, 2018
0 comments
Share

Romela Begaj ‘shpërthen’ në lot: Më vranë për së gjalli, kam lindur në një vend që nuk ka shtet! (VIDEO)

Pasi rezultoi pozitive në doping edhe gjatë testeve B, Romela Begaj ka dalë në konferencë për mediat për të sqaruar situatën.

Peshëngritësja e njohur lëshoi një lumë akuzash në drejtim të autoritet të cilët sipas saj nuk e kanë mbështetur.

“Kurani është gjëja më e shtrenjtë që unë kam. Duart mia kurrë nuk e kam prekur atë lloj substance dhe prandaj betohem në Kuran”, tha ajo me lot në sy.

“Më akuzojnë pa prova për doping kemi derdh gjak për këtë flamur. Duhet të më mbështeste shteti shqiptar jo mua por flamurin shqiptar. Më kanë vrarë për së gjalli me këtë vendim”, thotë ajo dhe shpërthen në lot.

“Jemi vend i botës së tretë, më vjen keq që kam lindur në një vend që shtet nuk ka për një moment isha krenaria, sot në shi jam harruar e nuk jam më, ndaj unë punën time e bëra, medaljet Shqipërisë ia solla, kam harxhuar rininë që nuk blihet me lekë”- tha ajo.

“Gjaku im është i pastër si zoti më ka krijuar, betohem për kuranin dhe dy njerëzit më të shtrenjtë që kam në jetë se këto medalje i ka marrë me gjak, me bukë e pa bukë, kam sakrifikuar dhe gjithë sakrifica e familjes sime është kjo që kam”- përfundoi ajo.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *