Rio Ferdinand: Pasi të marr licensën, boksier vetëm për një duel
October 3, 2017
0 comments
Share

Rio Ferdinand: Pasi të marr licensën, boksier vetëm për një duel

Rio Ferdinand, ish-futbollisti legjendar i Manchester United, që javën e kaluar deklaroi se do të kalojë në sportin e boksit, ka theksuar sot se ai do të ngjitet në ring vetëm për një duel, duke bërë kështu një hap pas. Ka qenë vetë 38-vjeçari ai që ka thënë se qëllimi i tij është të zhvillojë vetëm një duel në boksin profesionist edhe pse pat deklaruar fillimisht se synon të fitojë një titull kampion bote. “Fillimisht dua të shoh nëse do të marr licensën për të boksuar dhe të bëhem një boksier profesionist dhe të ngjitem një herë në ring. Unë nuk besoj se do të bëj karrierë në këtë sport. Dua të zhvilloj vetëm një duel si boksier profesionist dhe të shoh se deri ku mund të arrij”, u shpreh Rio Ferdinand.

Rio Ferdinand me boksierin Anthony Joshua

Pavarësisht kësaj deklarate, ish-futbollisti ka thënë  se i ka hyrë këtij sporti seriozisht edhe sikur të zhvillojë vetëm një përballje në ring. “Kjo aventurë që kam nisur nuk është një shaka. Për fat, do të marr një licensë si boksier profesionist dhe do të përballem me dikë. Po e marr seriozisht përgatitjen, pasi nëse nuk stërvitem, do të dëmtohem rëndë”, tha më tej Ferdinand, që ka nisur procedurën për të aplikuar për licensë si boksier profesionist pranë “British Boxing Board of Control”. Ai synon të ndjekë rrugën e disa ish-futbollistëve, si Curtis Woodhouse, Leon McKenzie dhe Leo Roget që janë bërë boksierë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *