Rinor Berisha përgatitet tek Florian Marku për evenimentin në Ferizaj – ICF
November 8, 2017
0 comments
Share

Rinor Berisha përgatitet tek Florian Marku për evenimentin në Ferizaj – ICF

Kikboksieri kosovar, Rinor Berisha, ka pranuar me kënaqësi të jetë pjesë e evinimentit të dytë humanitarë që po zhvillohet në Kosovë – ICF. Ai këtë e konfirmoi për portalin për sportë luftarake “ArenaRing”.

“Me organizatorin Mustaf Kicaj dhe promotorin Avdyl Salihu gjithnjë kemi pas biseda të mira, andaj edhe kësaj radhe nuk mundesha që të mos i përgjigjem ftesës së tyre e sidomos në një aktivitet humanitar siç është hy në Ferizaj. Për mua kjo do jetë një motiv plusë që edhe unë të kontribuoj sado pak”, tha Berisha, i cili zbuloi se tani përgatitjet është duke i zhvilluar në një klub të ri, respektivisht tek legjenda e gjallë e sporteve luftarake, Florian Marku.

“Po pas analziave që i bëra mendova se më së miri për karrierën time është të ndërroj klubin dhe vendosa që të vazhdoj tek Florian Marku. Ai më ka pranuar shumë mirë dhe për këtë jam shumë falënderues. Shpresoj që edhe ai të jetë në Kosovë”, tha Berisha. Ndryshe, cekim se një pjesë e madhe e mjeteve të fituara nga ky eveniment do të shkojnë për fëmijët me nevoja.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *