Rinor Berisha ndeshet në parameç të Florian Markut
Kikboksieri kosovari, Rinor Berisha, më 11 shkurt do të ngjitet sërish në ring, por tash do të mbroj ngjyrat e klubit të ri edhe atë të shkollës së Florian Markut. Kundërshtar i Rinorit do jetë Marco Habel, i cili deri më tani ka tre ndeshje dhe të gjitha fitore.
Takimi do të zhvillohet në Linz të Austrisë si parameq i ndeshjes kryesore të mbrëmjes ku Florian Marku në MMA do të ndeshet me Maxim Maryanchik. “Jam shumë i përgatitur për këtë ndeshje dhe mezi po pres mu fut në ring për të treguar teknikat e reja që i kam ushtruar tek klubi im i ri dhe me trajnerin, ekspertin e këtij sporti, Florian Marku.
Shpresoj se do të vij deri tek një fitore, sepse dua që edhe viti të më nis me pozitivistet”, deklaroi Rinor Berisha, për portalin për sporte luftarake, ArenaRing.