Rinor Berisha ia shkakton humbjen e parë Marco Abel
Rinor Berisha ka arritur edhe një triumf në karrierën e tij, por kësaj radhe ai u tregua shumë eksploziv duke e mposht me KO në raundin e dytë kundërshtarin e tij Marco Abel i cili deri më tani nuk ka pasur asnjë humbje 7 prej 7-ve.
Kjo fitore e gëzoi shumë Berishën andaj edhe I falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështet për të ardhur deri tek këto suksese të reja. Cekim se Rinor Berisha ushtron në shkollën e kampionit botëror Florian Marku, transmeton ArenaRing.