Rinor Berisha fiton me KO në K1. E ardhmja në PRO BOKS
November 21, 2019
0 comments
Share

Rinor Berisha fiton me KO në K1. E ardhmja në PRO BOKS

Rinor Berisha djaloshi me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Austri në fundjavë ka arrit të shënoi fitoren e tij të shtatë në K1, kurse kësaj radhe victim e tij ka qenë Philip Haidvogel që e mposhti me K.O. në raundin e dytë. Qysh nga fillimi Gashi u tregua se ka fuqi dhe kualitet ma të lartë andaj edhe me disa goditje të fuqishme e dërgoi në dysheme, me çka kundërshtari nuk e pati forcën të vazhdoj më tej.

“Kundershtari im ka pasur 9 ndeshje ne K1 dhe 2 ne MMA, mirëpo kjo nuk më pengoi qe ndeshjen ta përfundoi para kohe. Jam i lumtur me atë që tregova në ring dhe shpresoj të vazhdoj me sukseset”, tha Berisha, i cili zbuloi me pas se të ardhmen e tij e sheh në boksin profesionist dhe për këtë ka biseduar me menaxherin e njohur shqiptar, Avdyl Salihu dhe kanë ra dakord që e ardhmja e tij të jetë nën menaxhimin e “ArenaRing Management Promotion” me të cilin edhe kanë filluar procedurën për nxjerrjen e licencës së boksit profesionist kurse ndeshja e tij e parë pritet në muajin shkurt.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *