Rinor Berisha e nokauton kundërshtarin për 40 sekonda !
April 2, 2018
0 comments
Share

Rinor Berisha e nokauton kundërshtarin për 40 sekonda !

Gjatë fundjavës në Bazel është zhvilluar një aktivitet sportiv që e ka organizuar kampioni i shumëfishtë në kikboks, Shemsi Beqiri.

Në këtë turne u paraqit edhe kosovari që jeton në Vijenë, Rinor Berisha, i cili ishte ftuar special nga Beqiri që të merr pjesë. Kështu ai, u ndesh me Bernd Spazl ku edhe e nokautoj qysh në raundin e parë. Me këtë sukses ka qen shumë i kënaqur Berisha andaj edhe tha se nuk ka prit se aq shpejt do të përfundoi ndeshja.

“Kam pasur emocione sepse për herë të parë kam boksuar në Zvicër dhe kam pasur dëshirë të takoj edhe Shemsinë dhe me i tregu që më ka stërvit me sukses Florian Marku të cilin edhe e kam trajner. Unë kam prit se do shkoj ndeshja në tre raunde, mirëpo të njejtën e përfundova pas 40 sekondave duke e goditur fort kundërshtarin. Unë tani do vazhdoj menjëherë të përgatitem se më presin shpejtë duelet tjera”, tha Rinor Berisha për agjencinë e sporteve luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *