Rinor Berisha: Dua të vazhdoj me fitoret
June 5, 2018
0 comments
Share

Rinor Berisha: Dua të vazhdoj me fitoret

Kosovari që jeton dhe vepron në Austri, Rinor Berisha, prej që ka nderuar klubin e tij, ka rritur edhe formën me çka po tregojnë edhe rezultatet pozitive duke triumfuar edhe në ndeshjen e fundit që e zhvilloi në Bazel tek Shemsi Beqiri ku e kishte mposhtur me KO për 40 sekonda, Bernd Spazl. Tani Berisha në këtë muaj do të ketë edhe një duel në karrierën e tij për të treguar se është ende në formë të mirë.

“Ndeshja do të jetë në peshën 84 kg, mirëpo ende nuk e di kundërshtarin për shkaqe teknikë. Këtë përballje të them drejtën po e pres me padurim për të treguar të gjithëve se ende jam këtu. Nuk po mendoj për asgjë tjetër vetëm për të fituar dhe dua që kësaj here të prezantohem në ring si asnjëherë më parë”, deklaroi Rinor Berisha për “ArenaRing”, i cili stërvit në Austri tek shkolla e Florian Markut.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *