Rinor Berisha do luftoj për titull
September 13, 2019
0 comments
Share

Rinor Berisha do luftoj për titull

Rinor Berisha, djaloshi me prejardhje nga Peja por që vepron dhe ushtron në Austri më 21 dhjetor 2019 do të ketë ndeshjen e tij më të fuqishme por edhe më të rëndësishme në karrierë pasi ai do të ndeshet për një titull, përballje kjo që do të zhvillohet në Austri.

Ai ka njoftuar për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” se ka filluar maksimalisht të përgatitet për këtë përballje pasi beson shumë se do të fitoj këtë titull. “Do jetë një ndeshje shumë e fortë ku besoj se në fund unë do të dal fitues. Titulli është ajo që më mungon  në vitrinën time andaj do të bojë çmos të arrij ta fitoj”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se pas kësaj ndeshje ka plane të mira për karrierën e tij dhe shpreson ti realizoi. Ndryshe, cekim se Rinor Berisha ka disa vite që ushtron kikboks dhe ka arrit suksese të lakmueshme në këtë sport, andaj me plot meritë edhe po i ofrohet një përballje për titull.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *