“Rinia” tregohet i suksesshëm në Strugë
October 9, 2017
0 comments
Share

“Rinia” tregohet i suksesshëm në Strugë

Të shtunën, në qytetin e Strugës u mbajtë gara ndêrkombëtare “Struga Open 2017” në të cilën klubi i karatesë “Riniça” nga Mateçi i komunës së Likovës fitoi 11 medalje, prej të cilëve 4 të arta, 5 të argjendta dhe 2 të bronzta.

Ja rezultatet:
1.Fisnik Shaqiri 2007, -35 kg., vendi pare
2.Musa Nuhi      2006, -50  kg.,vendi pare
3.Nedim Shaqiri 2006, -35 kg., vendi pare
4.Omer Musliji, 2003, -63 kg., vendi pare
5.Miran Qazimi 2006, +50 kg., vendi dytë
6.Enis Avdiu 2007, -40 kg., vendi dytë
7.Ardit Nuhiji 2006, -35 kg., vendi dytë
8.Arsim Abdullai 2005, -42kg., vendi dytë
9.Bafqar Musliji 2000, -55kg., vendi dytë
10.Nejazi Hamidi 2001,-55kg. vendi tretë
11.Nejazi Bakiji 2003, -57 kg., vendi tretë
12.Kudret Ferizi 2002, -70kg., pa plasman

Në turneun që organizoi KK Drini nga Struga morën pjesë 53 klube nga 5 shtete të Ballkanit, 477 pjesëmarrës.

“Unë si trajner i klubit jam shumë i kënaqur nga paraqitja e shkëlqyeshme e garuesve, duke pasur parasysh kushtet në një hapësirë shumë të vogël prej 40m2 që posedon klubi dhe pa asnjë ndihmë financiare nga askush. Mirëpo dëshira shumë e madhe për të punuar këta djelmosha të artë treguam formë shumë të mirë dhe dëshmuan punën të cilën e kemi bërë, duke shpresuar që edhe në të ardhmen të vazhdojmë kështu. Vlenë të theksohet që Enis Avdiu dhe Musa Nuhi për herë të parë debutuan në këtë garë ku treguan që kanë potencial të shkëlqyeshëm. Poashtu pas 7 muajve ndërprerje Bafqar Musliji ngjitet në piedestalin e dytë dhe tregojë një rikthim të shpejt me një punë intensive”, deklaroi trajneri i KK “Rinia”, Seful Osmani.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *