“Ring Magazine” kërcënon Tyson Fury, gati t’i heqë edhe titullin e mbetur
February 1, 2018
0 comments
Share

“Ring Magazine” kërcënon Tyson Fury, gati t’i heqë edhe titullin e mbetur

Boksieri britanik Tyson Fury, i cili pritet të rikthehet në ring gjatë këtij viti pas më shumë se dy vitesh pushim, ku dhe ka dorëzuar titujt kryesorë të peshave të rënda në boks, mban ende një titull, atë të “Ring Magazine” që jepet nga kjo revistë e njohur e boksit. Por edhe këtë titull të mbetur, boksieri i pamposhtur në ring (25 fitore, 18 me KO), rrezikon ta humbasë ditët në vijim. Për ta mbrojtur atë, Fury duhet të zhvillojë një duel në peshat e rënda me një nga “top-5” boksierët më të mirë të kësaj kategorie, në renditjen e kësaj reviste, gjë që se vështirë mund të realizohet në prill të këtij viti, kur Fury ka shënjestruar rikthimin e tij.

Boksieri britanik Tyson Fury me trofeun e “Ring Magazine”

Boksierët më të mirë të peshave të rënda, Anthony Joshua, Dillian Whyte, Deontay Wilder, Joseph Parker, Luis Ortiz dhe Alexander Povetkin janë të gjithë të zënë, ndaj vështirë se Fury do të ketë përballë në rikthim një boksier të njohur. “Unë besoj se Tyson Fury do të bëj një njoftim brenda 24-48 orëve të ardhshme, në të kundërt ai do të humbasë titullin e “ring magazine”. Ai do të kërkojë për një boksier që është brenda “top-5” të kësaj reviste, por kjo nuk do të ndodhë, pasi nuk ka boksier të lirë. Ndaj, ai do ta humbasë titullin. Ne e duam që ai të rikthehet në ring dhe një duel me Joshua është i mundshëm në pjesën e dytë të këtij viti. Ne fillimisht do të marrim të gjithë titujt dhe më pas mund të zhvillojmë një duel me të”, tha Eddie Hearn, promotori i Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *