Rimeçi në mes të Joshuas dhe Ruizit mund të ndryshojë boksin përgjithmonë
August 13, 2019
0 comments
Share

Rimeçi në mes të Joshuas dhe Ruizit mund të ndryshojë boksin përgjithmonë

Misioni hakmarrës i Anthony Joshuas kundër Andy Ruizit do të shkojë përpara në Arabinë Saudite pasi kampioni i ri nënshkroi për rimeçin.

Meksikano-amerikani e rrëzoi britanikun katër herë para se ta nokautonte atë në raundin e shtatë në një përballje mahnitëse në New York më 1 qershor.

Boksieri 29-vjeçar menjëherë e aktivizoi klauzolën e rimeçit në kontratën e tij, por Ruizi ngurronte që ta nënshkruante kontratën, pasi Joshua dëshironte që përballja e dytë të zhvillohej në Cardiff.

Megjithatë u arrit një marrëveshje që lufta të zhvillohej në Arabinë Saudite më 7 dhjetor.

Por, raportimet gjatë fundjavës pohuan se Ruiz ende nuk kishte nënshkruar për caktimin e vendit ku do të zhvillohej përballja.

Megjithatë të hënën, promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn ka thënë: “Të dy luftëtarët kanë nënshkruar për këtë rimeç dhe të gjitha organet drejtuese janë informuar”.

“Kishte shumë biseda se ku do të zhvillohej kjo luftë. Ne kishim mundësi në vendet si, Dubai, Katar dhe Abu Dabi, por donim të shkonim diku që besonte në sportin e boksit dhe kishte një vizion”.

“Ekziston një botë tjetër jashtë Cardiffit dhe Madison Square Garden dhe ne kemi një detyrim të zhvillojmë sportin e boksit në zona dhe rajone të reja”.

“Kjo ngjarje mund të ndryshojë boksin përgjithmonë, sepse nëse Arabia Saudite është e gatshme të investojë në këto përballje, mund të shihni një ndryshim të madh në dinamikën e sportit”, ka thënë më tej Hearn.

Lufta, për tre titujt botëror të peshave të rënda, WBA, WBO dhe IBF, do të zhvillohet në një arenë të hapur të krijuar prej 12,000 vendesh dhe do të fillojë rreth orës 22:00 sipas kohës tonë lokale.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *