Rikthimi në ring, legjenda Wladimir Klitschko zbulon të ardhmen
April 9, 2019
0 comments
Share

Rikthimi në ring, legjenda Wladimir Klitschko zbulon të ardhmen

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko ka deklaruar sot se nuk ka ndërmend të rikthehet më në ring. Ai ka konfirmuar se ka mbyllur punë një herë e mirë me sportin e boksit dhe se karriera e tij si boksier në peshën e rëndë është e përfunduar. Klitschko, 42 vjeç, i ka cilësuar deklaratat e ditëve të fundit për një rikthim në ring si dhe ofertat marramendëse se do të përfitojë 100 milionë dollarë si “gënjeshtër për 1 prill”.

Statusti im si një boksier i tërhequr nga sporti nuk ka ndryshuar dhe s’do të ndryshojë. Zërat që dëgjoj shpesh për një rikthim në sport më gëzojnë, i marr si një kompliment, por s’ka asgjë të vërtetë në to. Nëse fansat vërtet dëshirojnë të më shohin në ring kjo është diçka e bukur. Jam i gëzuar që komuniteti im i boksit nuk më ka harruar dhe se u mungoj. Kurrë mos thuaj kurrë”, tha Klischko, 64 fitore e 5 humbje si profesionist.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *