Rikthehet më 25 maj në ring i madhi “Nuri Seferi”
April 11, 2019
0 comments
Share

Rikthehet më 25 maj në ring i madhi “Nuri Seferi”

“Tajsoni Shqiptar”, Nuri Seferi po  kthehet në ring i fuqishëm dhe me plot motivim duke paralajmëruar kështu edhe fitoren e tij të radhës, kurse kundërshtar i tij do jetë gjermani me përvojë Kai Kurwaha. Seferi na njofton se në këtë event i cili do të zhvillohet më 25 maj do të ketë edhe tre ndeshje tjera profesionale.

“Ju njoftoj se NS Boxpromotion më 25 maj në Sport Halle Grossmatt Kirchberg do të zhvilloj ndeshjen time të radhës i cili do jetë një event sportiv madhështor. Kundërshtari im është gjermani me shumë përvojë Kai Kurwaha i cili gëzon famë botërore. Gjithashtu do të zhvillohen 4 ndeshje profesioniste ku do të boksojnë shqiptarë tashmë të afirmuar edhe në arenat ndërkombëtare. Sigurisht që dua të falënderoj nga zemra çdo shqiptar qe po jep kontributin e tij sado të madh ose të vogël në realizimin e këtij eventi, që për mua mban vetëm një emër ” Mirënjohje”, thotë Nuri Seferi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

Nëse dëshironi që gjithnjë të ndiqni lajmet nga sportet luftarake e sidomos nga sportistet shqiptar kudo qw paraqiten, pëlqe faqen

“ArenaRing” në facebook

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *