Rikthehet kampioni Përparim Hajdini për ti realizuar ëndrrat që i mbeten
July 21, 2018
0 comments
Share

Rikthehet kampioni Përparim Hajdini për ti realizuar ëndrrat që i mbeten

Portali për sporte luftarake “ArenaRing” po ju sjell edhe një intervistë ekskluzive, kurse kësaj radhe me kampionin Përparim Hajdini, një djalosh i cili ishte me plot ëndrra për të arritur suksese të mëdha, dhe i filloi të njëjtat ti realizon duke arritur shumë fitore si në thaiboks, ashtu edhe në boksin profesionist, mirëpo befasisht në vitin 2009 kur edhe i lindi foshnja i parë ai u largua për shkurt nga sporti, por mos tu kthyer deri më tani ku edhe planifikon rikthim të madh. Hajdini i cili me prejardhje nga Prelezi i Ferizajit por që jeton dhe vepron në Zvicër sot është një person i respektuar në vendin helvetik si sportist i dalluar por edhe si një punëtor i madh ne salonin e tij të frizerit ku edhe ka gjetur për momentin qetësinë shpirtërore.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport dhe pse zgjodhët sportet luftarake ?

Hajdini: Qysh në fëmijëri kam pasur energji të tepruar dhe motivimin e merrja gjithnjë nga filmat e Rokit por edhe nga kikboksieri i njohur shqiptar, Azem Maksutaj. Fillimet e mija kanë qenë në sportin e karatesë kurse trajner i im i parë ka qen Hako Hoti.

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe sa ishte e rende ndeshja e parë?

Hajdini: Luftën e parë në Kikboks e kam pasur vetëm pas 3 muajve ushtrime sepse trajnerët vërejtën se jam një talent i madh ku edhe erdha deri tek triumfi i parë në karrierë.

ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj ?

Hajdini: Normal fillimi i karrierës gjithmonë është pak i rëndë dhe të drejtojnë ëndrrat për tu bërë dikush. Kam ushtruar maksimalisht pa ndalë sepse gjithnjë e kam dashur suksesin dhe deri diku e kam arrit qëllimin tim.

ArenaRing: Sa ndeshje i keni dhe sukseset e juaja ?

Hajdini: Në sportin amator kam zhvilluar 74 ndeshje ku prej tyre 5 humbe dhe 2 barazime, kurse ne armator 74 se ne profi bokser kam 5 ndeshje. Pra kam pasur lufta në ThaiBox edhe atë në A klasë kurse si 17 vjeq e kam marr licencën për boks profi.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Hajdini: Familjen e kam pasur motivimin ma të madh andaj edhe kam pas mbështetje shumë nga ata sidomos kur u bëna profesionist. Përkahje më të madhe e kam pasur nga vllavi Mendi dhe kusheritit Mentori që i falënderoi publikisht

ArenaRing: Cilin vit vendoset që të largoheni dhe planifikoni rikthim ?

Hajdini: U largova për shkurt kohë në vitin 2009 sepse më lindi djalë mirëpo ajo zgjati nuk di as vet se pse, kurse planet e mija janë që më në fund ti kthehem ringut aty ku e kam vendin pse jo edhe të ndeshem për donjë titull Evrope. Besoj shumë se sivjet do të ngjitem në ring.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Hajdini: Ndjenja ime më e mirë në karrierë ka qen në vitin 2008 kur në Shtutgarat në Gallën e Vladimir Klitchkos isha i ftuar që edhe unë të boksoj, kurse në të njëjtin ring ishin edhe emrat e njohur si Luan Krasniqi e Robin Krasniqi e shumë të tjerë, kurse ndjenja ime më e keqja ishte kur u deshsporti që të largohem nga sporti dhe më mbetën vetëm ëndër titujt që i doja.

ArenaRing: Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton ?

Hajdini: Në vendin ku jetoj unë ky sport është shumë i zhvilluar por kemi shumë pak sponzora dhe mbështetje financiar.

ArenaRing: Me çka merreni tani përheq sportit ?

Hajdini: Qetësinë shpirtërore pasi u largova nga sporti e gjeta në lokalin tim salon për frizer, ku sot edhe atje vijnë më vizitojnë shumë emra të njohur nga sporti.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *