Rikthehet kampioni Mitat Isteri me një ndeshje në Zvicër
July 5, 2021
0 comments
Share

Rikthehet kampioni Mitat Isteri me një ndeshje në Zvicër

Djaloshi me prejardhje nga Kavaja, Mitat Isteri, që jeton dhe vepron në Itali pas dy viteve pauze pritet ne shtator te rikthehet ringut ne nje ndeshje ne Zvicër. Ai tregon se për këtë përballje tani më ka filluar përgatitjet dhe se ndihet mirë, mirëpo ai poashtu na tregon se si është ndirë në kohën e pandemisë dhe për planet e tija për të ardhmen.

ArenaRing: Si e kaluat kohen e pandemisë kur e gjithë bota u mbyll njëkohësisht edhe palestrat ?

Isteri: Koha e pandemisë ka qene mjaft e vështirë sepse na u shuan planet dhe ëndrrat, por jam munduar te kompensojë palestrën duke bërë punë të tjera. Kam punuar poashtu edhe me sponsor dhe kam mbyllur disa marrëveshje për të ardhmen

ArenaRing: Sa kohe nuk jeni paraqit ne ring dhe sa do e keni vështire te riaktivizoni veten për ndeshjet e ardhshme ?

Isteri: U benë dy vite qe  kam pas një dëmtim shume rend dhe tani kam vazhduar me përgatitje maksimale pasi ne shtator do të bëj rikthimin. Do jete një ndeshje ne Zvicër mirëpo pres vetëm vërtetimin e datës. Ne përgjithësi ndihem mire ne aspektin përgatitor dhe shpresoj se do te fitoj ndeshjen.

ArenaRing: Kush janë menaxherët e ty ?

Isteri: Momentalisht bashkëpunim kam me dy menaxher dhe ata janë Andrea Sagi nga Italia dhe Burim Aliu nga Zvicra, por kam edhe bashkëpunëtorë tjerë te cilët janë poashtu korrekt me punën time dhe profesionist të vërtet. Ata te gjithë besojnë në mua dhe shpresoj se shumë shpejt me ndeshje te bukura do te kthehem atje ku e kam vendin pse jo edhe për ndonjë titull.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *