Ridvan Azizi një alpinist i ri që synon majat më të larta
September 4, 2017
0 comments
Share

Ridvan Azizi një alpinist i ri që synon majat më të larta

Alpinizmi dal-ngadal po merr hovë të madh edhe në Maqedoni, kurse rast i tillë janë edhe disa shoqata nga qyteti i Shkupit që bëjnë organizime për të shkuar nëpër majat më të larta të vendit por edhe jashtë saj.

Njëri prej alpinistëve më të rregullt që po i viziton këto vende është edhe shkupjani, Ridvan Azizi, i cili në fundjavë arriti të ngjitet në majën më të lartë në rajon, Malin e Korabit me një lartësi mbidetare prej 2868 metra.

“Me këtë aktivitet kam filluar të merrem qe 2 vite dhe për këtë kohë jam ngjitur në shumë male të larta në vend dhe jashtë saj, por ngjitja më e lartë e imja ishte në këtë fundjavë kur arrita të ngjitem në Malin e Korabit. Deri te caku përfundimtar nuk ishte ngjitja edhe aq e lehtë sepse u desh një përgatitje e lartë fizike, mandej edhe psikike. Gjatë rrugëtimit kemi hasur edhe në ndryshime kohore, madje edhe ka qen shumë ftoftë, por vullneti i madh nuk më ndali dhe ja arrita qëllimit”, thotë, Azizi, duke shpreh dëshirën e tij të madhe që një ditë të provoj të ngjitet edhe në majën më të lartë të botës, Everest.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *