Rexhep Asani kthehet tek çerdhja e vjetër, KM Tefejuz
Rexhep Asani ka vendosur pas 2 viteve ti kthehet zejes së trajnerit edhe atë në KM Tefejuz ku edhe ishte më parë, pra u rikthy në qerdhën e vjetër. Asani edhe pse me angazhime të shumta si aktor në disa filma shqiptar, thotë për “Arena Ring” se klubi kishte nëvej për të andaj edhe vendosi ti jep hapsirë edhe mundjes në jetën e tij.
“Edhe pse isha i larguar nga mundja aktive unë gjithnjë përcjellja ngjarjet në këtë sport, por pas bisedave që kam pasur me disa ish mudnës më bindën që ti rikthehem mundjes tek KM Tefejuz ku edhe kam shënuar rezultatet e mija më të mëdha edhe si mundës por edhe si trajner. Ka 1 javë që kam filluar dhe kryesia e klubit më ka pritur në mënyrën më të mirë”, tha Asani.