Rexhallari ende në dyshim, Veseli e Rexhepi presin suksese në kampionat
May 17, 2017
0 comments
Share

Rexhallari ende në dyshim, Veseli e Rexhepi presin suksese në kampionat

 

Të dielën në Veles do të zhvillohet kampionati i Maqedonisë në mundje për kadet dhe senior, kurse sipas sekretarit të FMM-së, Mustaf Ademi, pritet që në dysheme të paraqiten më shumë se 100 mundës. Ndryshe, në këtë garë pritet që të garoj edhe kampioni i shumëfishtë i Maqedonisë, Jasin Rexhallari.

Ai do të kryej disa kontrolle mjekësore sot, kurse më pas do të vendos se a është i gatshëm. Nga ana tjetër, rikthim në kampionatet e Maqedonisë do të ketë edhe Besmir Veseli, i cili një kohë ishte jashtë vendit, respektivisht në Amerikë ku edhe pati disa ndeshje në sportin e MMA-së. Poashtu edhe Ertan Rexhepi ka paralajmëruar se do të garoj dhe se prêt suksese.

Prej atyre që pritet të bëhet sigurte kampion i shtetit është Elmedin Sejfullahu i cili është në një formë të shkëlqyer. (Arena Ring)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *