REVANSHI JOSHUA-KLITSCHKO NË TETOR
May 16, 2017
0 comments
Share

REVANSHI JOSHUA-KLITSCHKO NË TETOR

Dy boksierët pritet të përballen sërish mes vete në muajin tetor.

Anthony Joshua do të ketë një ballafaqim të dytë me legjendën e boksit, Wladimir Klitschko në muajin tetor.

Ukrainasi që kërkon ta kthejë titullin e kampionit të cilin e ka humbur nga britaniku muajin e shkuar, ka kërkuar që të mbahet edhe një sfidë tjetër mes tyre.

Ky duel prite të zhvillohet në stadiumin e Kardifit në Uells gjatë muajit tetor. Kështu ka bërë të ditur promotori i boksierit anglez Eddie Hearn, raporton KosovaPress.

“Besoj se Klitschko do të kërkojë revanshin andaj po mendojmë për datën e duelit. Stadiumi i Principatës nuk është në dispozicion për muajin nëntor për shkak të një ndeshjeje të ragbit andaj 28 tetori është opsion i mirë”, ka thënë Hearn.

“Dhjetori është një mundësi por nuk më pëlqen të jetë aq larg”, ka thënë ai, duke dhënë sinjalin se 28 tetori mbetet data më e mundshme kur adhuruesit e boksit mund të shohin edhe njëherë në ring dy boksierët më të mirë të botës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *