“Revanshi Alvarez-Golovkin do të zhvillohet në shtator”
May 18, 2018
0 comments
Share

“Revanshi Alvarez-Golovkin do të zhvillohet në shtator”

Meksikani Saul “Canelo” Alvarez ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me WADA për t’iu nënshtruar vullnetarisht kontrolleve të antidopingut, pas skandalit që plasi në shkurt të këtij viti, kur doli pozitiv me clebunterol. Kjo i prishi punë Canelo, që u pezullua 6 muaj dhe humbi revanshin me kazakun Gennady Golovkin, që duhej të ishte zhvilluar më 5 maj. Por për menaxherin Oscar De La Hoya, asgjë nuk është e mbyllur për sa i përket revanshit, pasi gjithçka është e mundur të realizohet shumë shpejt, madje në shtator të këtij viti, kur dhe përfundon pezullimi i meksikanit.

Jam 75% i bindur se revanshi Canelo-Golovkin do të zhvillohet në shtator të këtij viti, pasi të dy boksierët e dëshirojnë këtë gjë. Çdo gjë bëhet edhe në bazë të taktikave që përdorin të dyja kampet për të gjetur një marëveshje. Por jam i bindur se do ta zhvillojmë këtë ndeshje të dytë boksi dhe aktualisht jam i kënaqur që procesi i bisedimeve po ecën mirë”, u shpreh për mediat Oscar De La Hoya, që është menaxheri i boksierit meksikan Canelo Alvarez. Përballja e parë mes dy boksierëve zhvilluar në shtatorin e 2017-ës u mbyll në barazim, ndaj dhe pritet të zhvillohet një sfidë e dytë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *