“Restorant Plusi” vendi i dëshiruar i sportisteve
Njëri prej lokaleve më të dëshiruar për sportistët sidomos në lagjen e Çairit është “Plus Restorant” vend ky që mbledh me një vend sportistë të ndryshëm duke filluar nga ata luftarak e deri tek sportet kolektive.
Ndër klubet që më së shumti konsumojnë ushqimet e këtij lokali janë futbollistët e FK Shkupi, mandej hendbollistët, basketbollistët, karateistët, mundësit, xhudistët, boksierët e tjerë. “Arena Ring” pas një bisede me pronarin e këtij restoranti, Naip Fera u interesua se çka ka ky restorant aq speciale që arrijnë që ti mbaj këta sportist vizitues të shpeshte. “Pika e parë është pritja që u a bëjmë sportisteve sepse ata janë pasqyra më e mirë e popullit tonë, kështu që e meritojnë këtë.
Nga ana tjetër, ne mundohemi në ushqimet tona të kemi shumë vitamina, proteina dhe ushqime që u duhen sportistëve që të arrijnë rezultate. Pra në këtë aspekt jemi shumë të përgatitur se qka duhet konsumuar sportisti e çka jo. Për këtë dëshmojnë edhe vizitat e mëdha që kemi të klubeve sidomos pasi që të njëjtit do të përfundojnë me një garë zakonisht tek ne festojnë. Por kemi edhe sportist si shembull nga KF Shkupi ky vazhdimisht cdo ditë ushqehen tek ne dhe për këtë dua publikisht ti falënderoi të gjithë ata që na besojnë neve si staf i restorantit”, deklaroi Fera.