Reshat Mati triumfon në “Daily News – Golden Gloves”
Reshat Mati ka shënuar në karrierën e tij edhe një triumf të madh duke fituar turneun e madh të New York-ut, “Daily News – Golden Gloves”.
Ai u bë kampion në kategorinë e lehtë ku në finale mposhti Dashaun Johns. Ndryshe, deri në finale Mati arriti duke mposht tre kundërshtarë.
Mati tani ka siguruar pjesëmarrjen në “Nationals Golden Gloves” ku 50 kampionët e të gjitha shteteve do të mblidhen të garojnë për çmimin e më të mirit për gjithë Amerikën.