Reprezentacioni i Maqedonisë u nisën në përgatitje në Turqi
Reprezentacioni i Maqedonisë në boks të dielën ka udhëtuar drejt Turqisë ku do të qëndroj deri më 10 maj. Në këtë vend boksierët do të zhvillojnë përgatitjet në Ajvalik së bashku me reprezentacionin e Turqisë, Shqipëërisë dhe Moldavisë.
Në këto përgatitje shkuan: Isak Sulejmani, Almir Nurishov, Jasmin Miftari, Aleksandar Ristevski, Jasin Lama, Denis Muaremovski, Dejan Ristovski, Martin Aleksovski, Goce Janevski, Nikola Arsov dhe Dimitar Tashkov.
Ndryshe, edhe Lulzim Bajrami duheshe te udhëtoj por pershkak nje lëndimi qe e ka pas nuk ka mundur t’ju bashkëngjitet reprezentacionit. Boksierët do të stërvitin më trajnerët Enver Salihu, Mirko Ristevski dhe Ilija Mladenovski si udhëheqës i rrugës. Ndryshe, këto përgatitje i ka mundësuar Komiteti olimpik i Maqedonisë në bashkëpunim me KO të Turqisë