Reprezentacioni  i Maqedonisë për fëmijë i gatshëm për KE në Beograd
May 17, 2017
0 comments
Share

Reprezentacioni i Maqedonisë për fëmijë i gatshëm për KE në Beograd

Duke nisur nga e premtja e deri të diellën, në kompleksin sportiv “Pionir” në Beograd, do të organizohet Kampionati i parë Europian në mundje për fëmijë. Në të njejtin, do të marr pjesë edhe reprezentacioni i Maqedonisë, I prirë nga dy trajnerët, Sufijan Ismaili dhe Davor Tasev, ndërsa për medalje dhe arritje sa më të mirë, do të luftojnë gjithsej tetë mundës më të mirë të vendit tonë, në të dyja konkurencat, si te meshkujt, njëashtu edhe te femrat.

Ekipi ynë, do të atakoj rezultate positive përmes këtyre mundësave: Besir Alili dhe Stefan Shterjov (35 kg), Zulqufli Asani (38 kg), Nenad Panov (42 kg), Aid Salihasi (47 kg), Filip Tasev (53 kg), Ermal Ramani (66 kg), si dhe garueseve në konkurimin e femrave, Olgica Koceva (52 kg) dhe Bojana Lazarevsk (57 kg).
Para udhëtimit për në Beograd, që do të realizohet nesër, trajneri I ekipit Sufijan Ismaili, është shprehur I kënaqur nga përgatitjet e deritanishme të të gjithë mundësave, duke u shprehur se pret rezultate pozitive dhe së paku një apo dy medalje, nga ky samit i parë kontinental për fëmijë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *