Remzi Berisha, trajneri i kampionave do jetë në Kërçovë
July 20, 2018
0 comments
Share

Remzi Berisha, trajneri i kampionave do jetë në Kërçovë

“Superpro Fight Night Uskana” që do të zhvillohet javën e ardhshme në Kërçovë ka sjell shumë emra të njohur për të ndeshur në këtë eveniment ndër ta edhe Shemsi Beqiri i cili do të tentoj që të mbroj titullin e 12 në karrierë, ndërkohë që për titull botë do të luftoj edhe kërçovari me shumë suksese në karrierë, Burim Aliu.

Është interesante se ata do ti drejtoj një trajner shumë i madh që respektivisht ka punuar vite me radhë me këta dy emra që i potencuam më lartë. Bëhet fjalë për trajnerin Remzi Berisha i cili jeton dhe vepron në Bazel. Ai nga viti 2010 është aktiv si trajner i luftëtarëve në “Superprocenter Bazel”. Deri në vitin 2010 ka qenë vetë aktiv në Kickboks dhe Muay Thai dhe deri më tash ka patur 56 ndeshje, prej të cilave vetëm 4 disfata.

Ndër ndeshjet e shumëta, është ndeshur edhe në Thailand. Ndeshjen e tij të parë e ka pasur me vetëm 13 vjet.  Si trajner është i specializuar në goditjet me gju dhe teknikën e Muay Thai me bërryl, transmeton portali pwr sporte luftarake “ArenaRing”.

 

Tiketat tani më në shitje

 

Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë  “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).

Çmimet:

-në tribun 600den (apo 10€)

-në ring 1200den (apo 20€)

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *