RECETE PAS-STERVITORE: SALLATË ME PANXHAR, DJATH TË BARDHË DHE PATATE
June 14, 2017
0 comments
Share

RECETE PAS-STERVITORE: SALLATË ME PANXHAR, DJATH TË BARDHË DHE PATATE

Një recetë e lehtë, e shijshme perfekte pas një seance stërvitore, me një burim të mire proteine nga bulmeti.

Shërben: 4 persona

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 1 orë

 

Përbërësit:

2 patate për pjekje (të lara mire, por me lëkurë) – mund te perdoren edhe patate te embla

100gr mini panxhar turshi (pa lëng)

150gr sallatë jeshile e përzier

200gr djath i bardhë

50gr kastravec, i prerë në kubikë

150gr domate të vogla

1 karrotë, e grirë në rriska të holla

85gr ullinj jeshil (nëse i prefereroni pak djegës aq më mire)

1 dorë koriandër, e copëtuar

Vaj ulliri dhe uthull për dressing

 

Përgatitja:

Ngrohni më pare furrën në 200 gradë. Shponi patatet me majën e një thike dhe më pas piqini për një orë ose derisa të zbuten nga brenda dhe lëkura të jetë bërë crispy. Ndërkohë, në një tas hidhni të gjithë përbërësit e tjerë dhe përzijini.

Hiqni patatet nga furra. Lërini mënjanë për rreth 10 minuta dhe më pas pritini në kubikë dhe shtojani sallatës. Përzijini mire të gjithë përbërësit. Shërbejeni me dressing të bërë me vaj ulliri dhe uthull, por të lënë mënjanë, kështu që secili është i lirë të hedhë sipas dëshirës.

Vlera ushqyese:

Kalori: 286

Karbohidrate: 35gr

Protein: 11.2 gr

Yndyrna: 12.4gr (nga të cilat të ngopura janë 7.7gr)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *