Reagon ashpër babai i Berat Jakupit: E vërteta thuhet në sy
May 7, 2017
0 comments
Share

Reagon ashpër babai i Berat Jakupit: E vërteta thuhet në sy

Bashkim Jakupi, babai i nënkampionit europian në karate për senior, Berat Jakupi ka reaguar përmes një postimi në facebookun e tij

 

E vërteta thuhet në sy.

Për hirë të së vërtetës dhe korrektësisë, Berati gatise dy vite përjetoi krizat më të mëdha në karrierën e tij sportive. Bukvalisht u la si një leckë e përdorur.

Berati, në 2014 pati disa lëndime serioze, gjë që ia pamundësonte të vazhdonte me karrierën sportive.

Kush ndihmoi dhe përkrahte Beratin?

Besnik Murati, përveç që mbronte interesat e Beratit në Federatë, grumbulloi mjete financiare dhe organizoi operacionet dhe kurimin e Beratit.

Asani Dashmir, financoi dhe ndërtoi palestrën e vogël private, ku Berati filloi stërvitjet pas një periudhe stagnimi.

Trajçe Bogdanoski, një trajner solid për kushtet tona në RM, qëndroi dy vite pranë Beratit dhe e “ngriti” në këmbë, respektivisht, në aspektin fizik.

E gjitha kjo do ishte kot në qoftëse nuk do egzistonte vullneti i fuqishëm dhe puna e palodhshme dyvjeçare e Beratit për tu rikthyer aty ku edhe e meriton, në elitën botërore të karatesë.

Institucioni komunë e Gostivarit dhe kryetari 24 karatësh na doli hiç, ra prej provimi. Posedoj një “thes” me kërkesa dhe lutjesh drejtuar këtij institucioni, por asnjë me përgjigje pozitive. I jam drejtuar institucionit komunë nga shkaku se e ka obligative të kujdeset për sportistat e qytetit. Vet këshilli komunal miratoi programën vjetore, ku në pjesën e programës për sport zotohet se do finanson dhe mbështet sportistat e vet. Nuk do të flasë për detaje tjera rreth kryetarit dhe stafit të tij për sjelljen ndaj meje dhe Beratit sepse nuk e meritojnë ma tepër.

Sa i përket finales në kampionatin që mbahet në Turqi, ku Beratit padrejtësisht arbitrat ia morrën medaljen e arit, për këtë do flasin njohësit profesional të sportit të karatesë, pasiqë ka edhe inçizime filmike të përballjes finale.

Më gëzon fakti që Berati ndjehet mirë, gjithçka erdhi në vendin e vet. Është i ri, djalë me karakter të fortë, nuk dorëzohet kurrë, përballon sfidat dhe mbi gjitha është bir shembullor, që respekton familjen, miqtë dhe shokët.

Për fund, falënderoj të gjithë atyre që shprehën urimet dhe ndanë gëzimin me Ne. Zoti ju bekoftë

Bashkim Jakupi

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *