Reagimi i McGregor kur e sheh muralin në të cilin shfaqet duke e nokautuar Mayweatherin (Video)
June 29, 2017
0 comments
Share

Reagimi i McGregor kur e sheh muralin në të cilin shfaqet duke e nokautuar Mayweatherin (Video)

Conor McGregor është befasuar nga murali i madh në palestrën e tij, në të cilin shfaqet irlandezi duke e nokautuar Floyd Mayweatherin.

Trajneri dhe miku i kampionit të dyfishtë të UFC, John Kavanagh, e kishte përgatitur befasinë në palestrën ku ai stërvitet.

Gjatë fundjavës, kur McGregor nuk ishte i pranishëm, një ekip artistësh nga Dublini e kanë vizatuar muralin dhe irlandezi e ka parë kur ka shkuar të stërvitej.

Në mural, shfaqet McGregor duke e goditur me të majtën boksierin amerikan – pikërisht ashtu si do të dëshironte ta bënte më 26 gusht kur do të zhvillohet dueli i shumëpritur.

Kavanagh ka shpjeguar se murali është bërë për t’i ndihmuar yllit të MMA (arteve të përziera marciale) për një vizualizim të asaj që do të ndodhë në mbrëmjen më të madhe të jetës së tij.

Më 26 gusht, Conor – një yll i arteve të përziera marciale – do të përpiqet t’i shokojë të gjithë dhe ta mposhtë boksierin e pamposhtur Floyd me rregulla të boksit. Ky do të jetë debutimi i tij në boks, derisa Mayweather numëron 49 fitore.

Në videon e mëposhtme, mund ta shihni reagimin e McGregorit kur e sheh muralin.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *