Ramiz Merko pret Promotorin Salihu dhe premton mbështetje
May 8, 2023
0 comments
Share

Ramiz Merko pret Promotorin Salihu dhe premton mbështetje

Gjatë fundjavës në Komunën e Strugës është pritur Promoter dhe menaxheri i boksit profesionist, Avdyl Salihu, i cili ka pasur një takim miqësor me kryetarin Ramiz Merko, me çka ky i fundit i premtoi mbështetje maksimale për eventin e boksit profesionist që do të zhvillohet në këtë qytet më 5 gusht.

“Kishim një takim zyrtar dhe mjaft konstruktiv me Kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, i cili na premtoi mbështetje maksimale rreth organizimit të evenimentit të parë të boksit profesionist në qytetin e bukur të Strugës. Kjo mbështetje do jetë një motiv shtesë për stafin e “ArenaRing Management Promotion” që të vazhdojmë punën maksimale dhe krijojmë një atmosferë me plot adrenalinë që përveç boksit profesionist do jete e përcjellur edhe me program të pasur artistik. Do të zhvillohen 10 ndeshje profesionale ku tre prej tyre do jenë për titullin UBO Internatioal ku do garojnë Aleksander Kallashi, Avni Selimi dhe Viktor Cakiqi.

Cekim se yll i mbrëmjes do të jetë legjenda e boksit profesionist  Nuri Seferi i cili pas 10 viteve kthehet në vendlindje duke respektuar këtë organizim si dhe qytetin e Strugës”, tha Salihu.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *