Raif Musa tallet keq: Ju trajner trusni “thoben”
December 27, 2018
0 comments
Share

Raif Musa tallet keq: Ju trajner trusni “thoben”

Fajtor kush unë apo ju, kjo është pyetja më e shpesh që bëhet ditët e fundit në qytetin e Ferizajt, pas shpalljes së sportistit  më të mirë për vitin 2018. Qytetit gati sa i doli flaka nga pakënaqësitë, sepse shumica mendonin se meritonin më shumë. Trajneri i klubit të karatesë Kastrioti, Raif Musa, në një formë tallet. “Moderniteti sportiv”! – Fajtor është trajneri që ju mëson fëmijëve qysh të hapërojn me hapa të sigurt drejtë sukseseve!

– Fajtor, po edhe fajtor i madh është vet ai, që kohën që duhet ndar me familjen e vet, jau kushton të rinjve që të jenë të shëndetshëm!

 – Fajtor është pse është i shkolluar, edhe tutje shkollohet me parat e veta, pa e deleguar askush nga organet e shtetit!

– Fajtor është AI sepse “luan” me emocione të të gjithëve kur e ngrit flamurin e Kosovës në rangun më të lartë botëror, pas shumë ditëve e ushtrimeve nëpër koridore sallash, e kthina plot pluhur!

– Fajtor është që e paguan, rrugën, ushqimin, akomodimin, dhe pajisjet e garuesve në shumë gara sportive!

– Fajtor është edhe kur reagon dhe i mbron rezultatet e veta kur provohet t’i anashkalohen prore!

– Fajtor është dhe do të jetë çdo herë derisa ti sjellë rezultate qytetit e shtetit, dhe jau prish rahatinë politikës me pritje, përcjellje e përzgjedhje!

“Rekomandim”

Prandaj ju trajner (ju pizevenga) trusni “thoben” se me na u desht kësi “malli” si ju, i tenderojm në Evropë, Azi, Afrikë e Amerikë edhe ju “grahim” atyre qysh të kem qef vet, edhe përfitojmë para të majme edhe kush ma nuk ban za!”, shkruan Musa.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *