RAIF MUSA ME MERITE SHPALLET ME I MIRI NGA FEDERATA E KARATESE
Gjatë fundjavës në Prishtinë, Federata e karatesë shpalli më të mirët. Kurse KK Kastioti edhe njëherë dëshmoi se është njëri prej klubeve më të mira në vend duke fituar në tre kategori. – K.K. Kastrioti e mori epitetin klubit më të suksesëshëm në Kosovë për grupmoshat 7-14 vjeç, -Shtatë garuesit e Kastriotit u shpallët Laureatët më të mire, kurse më e embla ishte se trajneri I ketij klubi Raif Musa u shpall më I mirë në grupmoshat 7-14 vjeq.
“Përjetova një moment shumë emocionues kur Federata e Karatesë së Kosovës shpalli Laureatët e vitit 2017,ku falinderoi së pari gruan dhe djemtë e mi që më përkrahën në çdo moment,sepse, shumë herë ju kam munguar si prind, në tavolinën e bukës për shkak të ushtrimeve!, shumë herë ju kam prish planet e vikendit për shkak të garave!, shumë herë kohën më të çmuar që duhet kushtuar atyre, ja kam kushtuar organizimeve të ndryshme sportive! FALENDEROJ, vëllezër,motra,kushërinj e miq që e kuptuan me arsye mungese time në gazmende të ndryshme familjare!, por falinderoi edhe stafin e trajnerëve të shkëlqyer të Kastriotit, që kontribuan me vetmohim për këto suksese të përbashkëta! Falinderoi të gjithë kolegët sportiv anekend,për përkrahje dhe bashkëpunim të sinqertë për zhvillimin dhe avancimin e sportit të karatesë!”, tha i emocionuar njeriu i palodhur i sportit shqiptar, Raif Musa.