Raif Musa – garues dhe trajner në Gjeneratën e Republikës
November 26, 2020
0 comments
Share

Raif Musa – garues dhe trajner në Gjeneratën e Republikës

Sportet luftarake si të gjitha sportet tjera në Kosovë, u ballafaquan me  telashe të mëdha në vitet e 90-ta (1991-1999), duke u përballur me dhunën e shfrenuar të regjimit kriminal serb.

Sportistët shqiptarë, u bashkuan në një front të përbashkët, duke i organizuar garat e Republikës së Kosovës dhe ju thonë një herë e përgjithmonë jo garave me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë.

Raif Musa i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë sportist i dyfishtë dhe i suksesshëm, në karate dhe kick-boks, pas vitit 1995 edhe trajner.

Musa si mijëra sportistë të tjerë, kontribuan me të gjitha mundësitë që kishin, për të mbajtur gjallë sportin.
Ai nuk u ndal asnjëherë dhe as që e çante kokën për kërcënimet që i vinin nga milicia serbe.

Musa me vetëmohim të pashoq, me shumë shokë garuan me sukses në garat e Republikës. Musa ndihet krenar që aq sa pati mundësi, dha kontribut në kohërat më të rënda, po ashtu duke i rezistuan okupatorit serb.

Po ashtu ka qenë edhe sekretar i lidhjes së karatesë në Ferizaj në kuadër të lidhjes së sporteve të pavarura. Njeri i palodhshëm dhe vazhdimisht ishte halë në sy për regjimin serb.

Sot punon si trajner me karateistë dhe është krenar me brezin që ka, aq me tepër që garojnë në garat e ndryshme zyrtare ndërkombëtare.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *