Puthi gazetaren pas intervistës, vjen gjoba për boksierin bullgar (Video)
May 15, 2019
0 comments
Share

Puthi gazetaren pas intervistës, vjen gjoba për boksierin bullgar (Video)

Boksieri bullgar Kubrat Pulev është gjobitur me 2500 dollarë nga Komisioni i Sportit të Kalifornisë, pas akuzave për ngacmim seksual ndaj gazetares Jennifer Ravalo, të cilën ai e puthi në buzë gjatë një interviste. Ngjarja ka ndodhur më 23 mars, pas duelit të fituar nga Pulev ndaj rumunit Bogdan Dinu.

Pas duelit, gazetarja Jennifer Ravalo i bëri Pulev një intervistë, në fund të së cilës ai puthi në buzë gazetaren. Si pasojë e këitj veprimi, Komisioni i Sportit të Kalifornisë vendosi fillimisht të pezullojë boksierin, duke i hequr pa afat licensën boksierit ballkanas.

Edhe pse Pulev ka kërkuar ndjesë për atë gjest, masat disiplinore ndaj tij nuk kanë munguar. Madje boksieri kërkoi ndjesë edhe të martën, kur doli para Komisionit të Sportit të Kalifornisë, për të kërkuar licensën për boksim.

Komisioni vendosi që pezullimi të përfundojë më 22 korrik, pra dënimi do të zgjasë 4 muaj. Gjithsesi, Pulev nuk do të lejohet të duelojë në shtetin e Kalifornisë derisa të paguajë gjobën. Dhe, në rast përsëritje të një sjellje të tillë, ai do të përjashtohet përgjithnjë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *