Pulev ngre zërin: Joshua nuk duhet të më mbyllë derën, jam ende kandidat
December 5, 2017
0 comments
Share

Pulev ngre zërin: Joshua nuk duhet të më mbyllë derën, jam ende kandidat

Një muaj para duelit ndaj Anthony Joshua, boksieri bullgar Kubrat Pulev u dëmtua, duke humbur mundësinë për të dueluar për titullin kampion dhe vendin e tij në ring e zuri Carlos Takam. Gjithsesi, bullgari shpreson ende që vitin tjetër të ketë mundësinë për të zhvilluar sfidën e “munguar” më 28 tetor për shkak të dëmtimit. Pulev ndodhet ende në vendet e para të renditjes së kategorisë WBA dhe IBF, të cilat do të vendosin për sfidantin e radhës së Joshua. “Unë jam ende në “top-3” boksierët më të mirë të peshave të rënda dhe shpresoj që Joshua të mos e harrojë këtë fakt”, u shpreh sot Kubrat Pulev.

 

Boksieret Joshua dhe Pulev gjate takimit

Bullgari shprehet se pret që të përballet në ring me kampionin britanik të peshave të rënda. “Sigurisht që e dua ende këtë përballje me Joshua, por nuk jam i sigurt nëse ai është ende dakord për të dueluar me mua. Të gjithë duan të përballen me të, pasi ai mundi ikonën e peshave të rënda si Wladimir Klitschko dhe është kampion bote. Unë e di që ai ka plane të tjera, për të unifikuar titujt, por unë jam ende kandidati kryesor dhe po pres të takohem me Joshua”, u shpreh Pulev, që shtoi se së shpejti do t’i rikthehet stërvitjes dhe të planifikojë të ardhmen, duke gjetur edhe një rival tjetër nëse nuk konfirmohet sfida e anulluar me Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *