Pulev beson te fitorja: Mund të përsëris atë që Fury bëri ndaj Klitschko
September 12, 2017
0 comments
Share

Pulev beson te fitorja: Mund të përsëris atë që Fury bëri ndaj Klitschko

Jam gati, jam në formë dhe shumë i karikuar për këtë sfidë ndaj Joshua. Kjo është një mundësi e artë për mua, që nuk të vjen shumë herë në jetë dhe do të bëj maksimumin për t’ia dalë mbanë”, u shpreh Kubrat Pulev, boksieri 36-vjeçar bullgar, që më 28 tetor do të përballet me Anthony Joshua, për titujt kampionë bote të peshave të rënda që mbahen nga britaniku. Pulev e di mjaft mirë që nuk ka shumë shanse, të paktën në letër, për të mundur Joshua, por ai nuk dekurajohet, përkundrazi e di se nuk ka asgjë për të humbur.

Dueli mes Joshua dhe Pulev, zhvillohet me 28 tetor, ne Kardif

Nuk ndjej presion, ai që rrezikon është Joshua dhe jo unë”, tha Pulev, që shprehet se ka gati strategjinë që mund ta nxjerrë fitues. Por, a mund të kemi një tjetër rast si ai i Tyson Fury, që dy vite më parë befasoi gjithë botën, duke mundur legjendën Vladimir Klitschklo? Bullgari beson se po: “Çdo gjë mund të ndodhë, mund të përsëris atë që Fury bëri ndaj Klitschko. Unë jam përgatitur për këtë sfidë, që e prisja prej muajsh dhe tani që e kam mundësinë, nuk do ta shpërdoroj”, tha Pulev për mediat britanike, që prezantimit të sfidës mes tij dhe Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *