Publikohen xhirimet kur Jon Jones ndjek me armë një hajn veturash
November 3, 2020
0 comments
Share

Publikohen xhirimet kur Jon Jones ndjek me armë një hajn veturash

Ylli i UFC-së, Jon Jones, ka treguar se nuk është i rrezikshëm vetëm brenda tetëkëndëshit, por edhe jashtë tij.

Kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin kur 33-vjeçari e ka ndjekur me një çifte një hajn veturash.

Pamjet tregojnë hyrjen e të dyshuarit nëpër veturat e tij dhe më pas hapet dera e garazhit dhe shfaqet Jones duke vrapuar me armë drejt tij.

Videon e ka publikuar në Instagram vet aplikuesi i arteve të përziera marciale, ndërsa në përshkrim e ka shpjeguar situatën.

Më pas e ka paralajmëruar hajnin: “Herën tjetër kur të tentosh të vjedhësh dikë, sigurohu të jesh aq i shpejtë sa për të ikur”.

“Ai ishte me fat që unë jam aq i mençur sa që të mos e gjuaj me armë një njeri që është duke u tërhequr”, ka shkruar Jones, i cili i ka pyetur ndjekësit se çfarë do të bënin po të ishin në vend të tij.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *